Tuesday, July 29, 2008

Per Adelina Ismajlin po lind nje dashuri e re...?
















Kaloi gati 1 vit nga vrasja qyqare e policit te njesise speciale te SHPK-se i cili njeherit ishte edhe i dashuri ( 6 muajt e fundit te jetes se tij edhe burri i Pop-Dives shqiptare Adelina Ismajlit pasi kishin bashkejetuar dhe ishin martuar ne menyre te fshehte dhe pa ceremoni zyrtare per shkak te rrethanave ne te cilen kalonte jeta e te ndjerit Triumf Rizes, i cili shume here ishte i kercenuar nga politika kosovare, politikan te cilet kishin kercenuar me likuidim fizik ate, pasi ky i fundit u bente probleme bandave kriminale me te cilat banda kane bashkpunim shume te ngushte politikanet kosovare. Ishte muaj gusht 2007 kur Kosova u trondit nga kjo vrasje qe mori jehone shume te madhe neper gjithe trojet shqiptare, ishte nje nder gjerat me te keqija qe mund te ndodh ne shoqerine shqiptare, dikur likuidoheshin shpiunat kurse ne kohen e sotme likuidohen trimat ! Jane gjera me te cilat duhet mare drejtesia kosovare e cila ka ngecur ne mes te rruges dhe ska zgjidh asnje rast si duhet deri tani pasi jane te koruptuar deri ne fyt...por ishte vetem sa per perkujtim te ngjarjes dhe kane filluar te harrojne rastin e Triumf Rizes dhe shume te tjereve ? Ka kaluar 1 vjet nga ajo ngjarje e cila tronditi dhe ndryshoi shume jeten e kengetares, e cila kishte nderprere nje kohe karieren e saj per shkak te keqesimit te shendetit pastaj edhe bashkejeteses me te dashurin e saj, por me vone filloi te meret me aktivitete muzikore gje qe Triumfi nuk ia nderpreu asnjehere, pasi sic permendej neper qarqe dhe gazeta te ndryshme kinse ai e pengon te meret me muzike, pikerisht diten e kobshme per familjen Riza dhe Ismajli, Adelina ishte ne studio te kompozitorit Florent Boshnjaku dhe po inqizonte kengen Ujk tekstin e te ciles e kishte shkruar gjat qendrimit me Triumfin ne fshatin Stogove, ku pernjehere pasi mori lajmin e konfirmuar nga motra e saj Ema, nderpret inqizimet dhe se bashku me Florent Boshnjakun dhe vajzen e dajes se saj nisen per ne spital ku ishte derguar Triumfi, deshmitaret okular qe jane gjendur ne ato momente i kujtojne britmat e Adelines, eshte normale te privohet nga jeta njeriu me te cilin ke lidhur jete...citoj fjalet e saj: Njehere fillova ta dua jeten nuk me lejuan, njehere fillova te ndjej dashurine ma moren...!!! Mekat... Dhe jeta vazhdon....Per Adelina Ismajlin fillon jeten e re,si per gjithe te tjeret, i gjalli me te gjallin, i vdekuri me te vdekurin, por te pakten mos i harrojme...! Publikoi kengen e videon kushtuar dashurise se saj, ku u mundua te perfshi edhe shume trima te tjere ( viktimave te rena per te njejtin qellim )... pastaj publikoi dhe albumin i cili eshte nder projektet me te sukseshme te saj por edhe ne gjithe estraden muzikore i cili projekt permban ne vete shume hite duke permendur vetem disa ! si gjithmone ajo eshte ne top forme, duke u kthyer akoma me e fuqishme edhe pse ne zemer shume e lenduar i cili lendim verehet edhe ne videon Trimit tim. U ktheva per ata qe me duan, u ktheva per inat te armiqeve: jane fjalet te cilet i tha Adelina Ismajli pas rikthimit te saj ne muzike e ftuar per here te pare ne nje emision televiziv ne KohaVision (Perall me tupan). Tash ajo po perjeton ditet me te sukseshme te karieres se saj, e ftuar neper shume mbremje muzikore, emisione televizive, intervista neper revista dhe gazeta, me dite shume te ngarkuara, por dicka shume me e rendesishme per Adelinen sipas disa informatave shume te aferta me familjen e saj eshte se per ate po lind nje dashuri e re, simpatia e saj e rradhes eshte njeri nder pronaret e diskotekes UlpianaClub ne Zvicer, eshte ky djaloshi qe ia ka mar zemren Pop-Dives...
Shpresojm te jete nje lidhje e frytshme dhe me shume suksese, tash fansat e saj ne Zvicer do kene rastin me shpesh te shohin Adelinen ne UlpianaClub...

“Top Koha Music”takon Adelinën me adhuruesin e saj


“Takimi me VIP” në “Top Koha Music” sonte do të sjell në ekranin e Kohavisionit takimin e këngëtares së njohur kosovare Adelina Ismajli me njërin prej adhuruesve të saj të shumtë. Është ky Lulëzimi nga Hajvalia i cili një pjesë të madhe të kohës së tij ia dedikon mbledhjes së fotografive dhe incizimeve të këngëtares. E tërë dhoma e Lulëzimit është e mbushur me fotografi të Adelinës, në periudha të ndryshme të karrierës së saj. Nëse do të kishte ndonjë garë të rekordeve në përmasa të hapësirave mbarë shqiptare, e gjithë kjo pa dyshim do të ishte ekuivalente me rekordet Genis për sa i përket numrit më të madh të fotografive të një këngëtari, mbledhur nga një adhurues. “Ëndrra e kamotshme më është realizuar” ka thënë Lulëzimi duke shtuar se “gjithmonë u kam pasur lakmi njerëzve që kanë rastin të takojnë Adelinën”. Lulëzimi gjithmonë heziton ta bëj gjumin diku tjetër përveç dhomës së tij, kjo për shkak se ka dëshirë që gjithnjë mëngjesin ta kalojë duke parë fotografitë e Adelinës. Bëhuni pjesë e ëndrrës së Lulëzimit dhe ndiqni “Top Kohën”, sonte me fillim në orën 22:00.

N'4 sy me Ardit Gjebrean


Pas një kohe bukur te gjatë mungese ne Shqipëri ajo kthehet duke dashur te tregoje publikut shqiptar se akoma ka potenical ne muzikë.E ftuar enkas qe te mare pjesë ne emisionin me te shikuar ne trojet shqiptare "Big Brother Albania" pas një telefonate nga udheheqesja e këtij emisioni Arbana Osmani dhe pas terheqjes se shumes te cilën TopChannel ia ofroi popdives shqiptare ajo menjehere udhetoi për ne Tiranë. Edhe pse me mungese ne Shqipëri por nëpër ekranet e televisioneve shqiptare ajo nuk mungonte me klipet e saja, duke e bërë te pëlqyer nga publiku, por edhe këtë rradhë ajo injoroi shumë media te shkruara te cilat kishin vrapuar për te marur si ekskluzive ndonjë intervistë prej Adelines, këtë gjë e bëri ne shenjë revolte pasi shumica e tyre para disa kohësh kishin shkruar gjëra te cilat e kishin prekur shumë gati edhe ne familje. Pervec disa fjalëve te cilat i kishte thënë zonja Monna, asgjë me tepër nga goja e Adelines.
E ftuar nëpër shumë emisione TopShow, Zone e lirë etj etj por nga mungesa e kohës te cilën e kishte ndare për Tiranen ajo nuk kishte mundur tu përgjigjet gjithë këtyre gjerave. Pervec qe kishte ardhur tu bëj një befasi banoreve te emisionit ajo nenshkroi edhe një kontrate te rëndësishme me studion SuperSonicRecord e cila studio e ka eksklusivitetin e albumit me të ri te Adelina Ismajlit "Fenix" i cili është ne treg gati 1 muaj. Pastaj ajo pati një takim kokë me kokë edhe me z. Ardti Gjebrean me te cilin biseduan për shumë çështje, pasi dihet qe aty ka muaj shtator/tetor do mbahet Festivali Kenga Magjike, luajten thashethemet se Adelina do jetë mysafire speciale ne këtë edicion, por thashthemet priten te zbardhen kur do mbahet festivali.
Presim e shohim..

Nora dhe Adelina - dy këngëtare, një frajer!


Çka kanë të përbashkët Nora Istrefi dhe Adelina Ismajli, përveç faktit se te dyja janë mikesha te mira të Sinan Vllasaliut dhe faktit se të dyja janë këngëtaret më superseksi të Kosovës!? Ne në "SHQIP1.com" e kemi zbuluar! Robert Berisha, është lidhja që i bashkon Norën dhe Adelinën. Djaloshi nga Prishtina, muzikanti Robert Berisha, zemërthyeri i vajzave kosovare, ka qenë i dashuri i Adelina Ismajlit, madje ai ka tatuazh në qafë me mbishkrim "ADELINA". Sot ai është i dashuri i Nora Istrefit! Roberti është mik i ngushtë i këngëtarit Sinan Vllasaliut, ku ky i fundit pritet të interpretoj edhe një duet me Norën, ngjajshëm si në kohën kur Roberti dashuronte Adelinën, Sinani këndonte me Adelinën duete. Tani rolet ndërrohen! Rastësi apo strategji? Roberti është njëri nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Sinan Vllasaliut, duke e shoqëruar atë gjithkund. Tash lind dilema, vallë Adelina dhe Nora, kanë dashuruar dhe dashurojnë Robertin, apo dikë tjetër? Të jetë Sinani urë lidhje e dashuriçkave të muzikantit Robert Berisha? Po ç’bëhet sikur një këngëtare tjetër të futet në cirkun e tandemit ROBERT-SINAN. Të kenë thjesht shije të përbashkët?! Apo Roberti i takon plejadës së “donzhuanëve” modern kosovar?! Këtë nuk mund ta dimë. Ajo për të cilën jemi 100 % të sigurt është se Nora dhe Adelina, dy mikeshat e ngushta, i lidh një frajer

ADELINA 3 mijë euro për të kënduar në “Big Brother”


Në hollin e një hoteli të vogël pak metra qendrës së Tiranës, Mona, nëna e këngëtares Adelina Ismajli, teksa gjerb
kafen e mëngjesit të fton të ulesh në tavolinë e vogël dhe shpjegon se e bija, është ende duke fjetur gjumë, edhe pse ora ka pak që kaluar mesditën. “U lodhëm dje nga rruga dhe fill pasi zbritëm nga avioni Adelina shkoi në “Big Brother”,
prandaj edhe është ende në gjumë”, tregon Mona, sikur do të justifikojë të bijën. Kjo është hera e parë pas shumë vitesh që këngëtarja vjen në Tiranë, pas një pauze të gjatë muzikore, por edhe koncertesh të cilat duket se për një kohë i kishte lënë pas. Por duket se më shumë sesa jehona, shifra që i kanë ofruar organizatorët ka qenë arsyeja që Adelina Ismajli,
është shfaqur kalimthi në Tiranë. Plot 3 mijë euro, kjo ka qenë marrëveshja që është bërë mes “Top Channel” dhe këngëtares së njohur që ajo të shfaqet vetëm 10 minuta në ekran, një surprizë kjo që ishte dedikuar 3 finalistëve të reality show-t “Big Brother”. “Mujtëm me ardh nga Prishtina në Tiranë vetëm për “Big Brother”, pasi na kishin thanë që është shumë indjekur. Na u lutën fort, manej vendosëm të vinim. Gjithçka u kry me telefon me Arbanën”, shprehet nëna e divës së madhe të muzikës shqiptare. Ajo pohon gjithashtu se, zakonisht Adelina lëviz nga Prishtina, vetëm pasi pronarët e lokaleve apo diskove të pranojnë shifrën prej 10 mijë eurosh, shuma që kërkon zyrtarisht princesha e muzikës shqiptarë për në koncert. Edhe pse mund të duket një shihër marramendëse për shumë këngëtarë të tjerë, është e qartë, se oferta të tilla i bëhen vetëm asaj, ikonës së pazëvendësueshme të muzikës, e cila përveç 20 vite karrierë, gëzon famën dhe suksesin, si kurrkush tjetër artist shqiptar, brenda apo jashtë trojeve shqiptare. Nuk ka pikë dyshimi që udhëtimet e Adelinës, përkthehen në shifra disa mijëra euro, ndërsa ky i fundit, duket se ka qenë edhe një udhëtim pune në
Tiranë. Nëse Adelina e kishte menduar që ky do të ishte një udhëtim i shkurtër në kryeqytet, realisht nuk ndodhi kështu, pasi nënë e bijë kanë vendosur që të rrinë edhe dy ditë të tjera, por kanë vendosur të ndryshojnë hotel. Adelina zgjohet nga gjumi pak minuta pas orës 12.00 dhe e ëma e lajmëron të bëjë gati valixhen për t’u zhvendosur gjetkë. “Nuk mujtëm
me nejt më shumë. Dhomat janë shumë të vogla dhe televizori kap vetëm kanale serbe dhe bullgare, do të shkojmë gjetiu...”, psherëtin ajo, teksa thith ngadalë një cigare të kushtueshme. Ndërkohë porsa i takon kthimit në Shqipëri, duket se as vera e nxehtë apo ofertat, nuk janë arsye bindëse që Adelina të jetë e pranishme në Tiranë gjatë këtij sezoni, pasi duket se gjatë kësaj periudhe ajo do të merret me promovimin e albumit të ri, “Feniks”, i cili ka vetëm pak ditë është
hedhur në tregun mbarëshqiptar.

KONTRATA ME “SUPERSONIC”

Kjo ardhje në Tiranë, nuk ka qenë tjetër veçse një rrugë e dy punë për Adelinën. Edhe pse kishte programuar që të largohej nga kryeqyteti mbrëmjen e djeshme, duket se diva e muzikës shqiptare, ka pasur edhe disa takime pune. Një prej tyre ka qenë edhe me drejtues të shtëpisë diskografike “Super- Sonic”, e cila ka marrë përsipër të gjitha të drejtat e
shitjes së albumit të saj të fundit “Feniks” në Shqipëri. “Adelina është shumë e kënaqur nga shitjet e deritanishme të albumit tëri, por nuk ka plane për koncerte në Shqipëri. Albumi “Feniks” ka edhe një këngë për kryetarin (Ibrahim Rugovën), e kishte amanet”, shton Mona, e ëma e këngëtares Adelina Ismajli, e cila është njëkohësisht edhe menaxhere e dy vajzave të saj artiste. Për sa i takon vajzës së dytë, ajo rrëfen se pas publikimit të videoklipit “Nga
1 deri në 10”, Zanfina për momentin është duke u marrë me provimet universitare, pasi për pak i duhet që të diplomohet, prandaj edhe ka lënë pas dorë për momentin ofertat për koncerte që i janë bërë së fundmi.

Del ne shitje albumi me i rri i Adelina Ismajlit me titull " Fenix "



La reine est arrière


Ekskluzive nga produksionet :

Dea
Supersonic Records
Albanota

1.Sepse je ti,
2.Lajmëro!,
3.Ujk,
4.Hej Kaqanik,
5.Na jena na,
6.Bota ndryshe,
7.Më merr,
8.U kall be daj (duet me Vedatin e stupcav),
9.Diva,
10.Trimit tim...

Adelina Ismajli-Sepse je ti

Nuk kam me frige
ty te ta them
se jam do te jem gjithcka ti me ke
me buzeqesh dhe nuk me flet
krijon nje tjeter bote vetem per ne
malli me mer kur n'gjum ti flen
pa gjum do te pres
te te them e para mirmengjes
mirmengjes baby mirmengjes zemer
mirmengjes sepse sepse je ti...
dhe ndjesia me e vogel mer kuptim
sepse je ti me ke rilindur dhe ti e di dhe ti e din sepse je ti..

Adelina Ismajli-Trimit tim

Oj toka e Kosoves o
A i dole hakut o.

Qaje bjeshke e Sharrit pabesine
me i miri djale,ra per lirine.

U nxi dielli e hana
qau baba vllau,vajtoi nana.

Ju bjeshket e Nemuna
me motrat n'Sharr
vajtoni tradhetine
bekoni trimin tem.

Edhe une vajtova
se ma vrane rinine,dheu mbi dashnine.

Rinine e varrosa,linda lavdine
amanetin e Trimit tim.

Adelina Ismajli-Me mer

Shum sy shikojn shum duar lakmojn
une enderroj buzen si ta ledhatoj
cdo gje po ndizet ky vend po digjet
trupi po me vlon per syrin...tend qe me shikon...

Me mer jam e jotja
me mer le t'digjet bota
me puth le t'nis lufta
me puth se te dua

Akrepin qe helmon shigjeta ime e shpon
nuk kemi shpetim kemi lind per dashuri..
edhe toka le te dridhet edhe qielli le t'permbyset
askush s'mund te ndal dashuri pa fund me fal...

Adelina Ismajli-Hey Kaqanik

Ushton gryka e Kaqanikut
moren zjarr krejt gurt e malit
permbi xhamat e Anadollit
ndizen hutat e shqiptarit
hej Kaqanik o shkamb e gurr
vritesh e pritesh për flamur
për flamurin e Skenderit
luftojn djemt e Idriz Seferit

Kur nuk qarten o kullat tona
vendit tonë o i dalim zot
digjen zhguna e gjubleta
durt i kena me barot
digjen zhguna e gjubleta
durt i kena o me barot

hej Kaqanik o shkamb e gurr
vritesh e pritesh për flamur
për flamurin e Skenderit
luftojn djemt e Idriz Seferit

T'kuren trimat o nga Kabashi
nga Lubishta e Stagova
flet me tmadhe dergut pasha
ndihmë sulltan se sot marova
thret me tmadhe dergut pasha
ndihmë sulltan o se sot marova.

Adelina Ismaili-Diva

Po e zhvesh krenarinë,vesh fustanin e ri,
sytë e lodhur nën grim,s`kan shkëlqim,
buzëqeshja gënjim, fsheh zhgënjim,
duhet aktrim,ndal qdo guxim.
Do vallëzoj e do këndoj,se bileta ka qmim,
e harroj qdo nënqmim,s`ka dëshprim.

Reff:
Diva, erdh diva që ju e doni, admironi,
diva, jam kjo diva vdis, lind,
vdis sikur një feniks...!

E ushtroj kënaqësinë,
kontrolloj bukurinë,
shërbëtore e mirë, e q`nderuar, u
rdhëro shef i madh, i tërbuar ,
unë jam në shërbim..
Unë fal ndjenjë e gëzim,
unë ndrydh qdo pikëllim,
nuk guxoj as me u lodhë, duam Showwwwww...

Adelina Ismajli-Na jena na

Kan me pa dy syte e mi kan me pa
kan me lotu si dikur s'kan me u tha
kan me fol sa shum te du kan me fol
do te du se nuk kam shpirt nese s'do

na je na jena

Reff:

Na na jena na
na na jena na
luje gjuje sonte veq per mu
nana jena na
na na jena na
sonte vetem ty te du...

Adelina Ismajli-Ujk

Syte e tij te shkruar din gjithcka per mua
njohin cdo fshehtesi qe ne mua rrin
aroma e tij e embel mperqafon cdo mengjes
ne ate perqafim do te doja te vdes

Reff:

Si ujk me shikon
si lock me ledhaton
te dua e me don
si ujk me shikon si lock m'ledhaton
e une si qengj i bute vi tek ti o ujk...

Ato duart t'forta qe nuk njohin frige
i dua reth vetes cdo nate e cdo dite
dua te festoj per zemren e tij
ruaje o Zot kete dashuri...

Adelina Ismajli-Lajmero

Oh sa i bukur sonte paske ble kemishe te re
une prap e vetme e ti me shoket po del
fanatik nshtepi seksi djal ne shoqeri
knaqu zemer per ty kam une nje befasi

Do te rezikoj un pas teje do te vi
do te shikoj si vallezojne tjerat per ty
do te zhvishem pak i tmeruar do shikosh
do vallezoj e dridhem mua do tme dashurosh

Sonte e perjete vec i imi ti je
gjith ato i bej se me ke shpirt e jete
je i lire vazhdo nese gjen ma mire lajmero
behu burre trego vetem mua ti me do