Tuesday, July 29, 2008

“Top Koha Music”takon Adelinën me adhuruesin e saj


“Takimi me VIP” në “Top Koha Music” sonte do të sjell në ekranin e Kohavisionit takimin e këngëtares së njohur kosovare Adelina Ismajli me njërin prej adhuruesve të saj të shumtë. Është ky Lulëzimi nga Hajvalia i cili një pjesë të madhe të kohës së tij ia dedikon mbledhjes së fotografive dhe incizimeve të këngëtares. E tërë dhoma e Lulëzimit është e mbushur me fotografi të Adelinës, në periudha të ndryshme të karrierës së saj. Nëse do të kishte ndonjë garë të rekordeve në përmasa të hapësirave mbarë shqiptare, e gjithë kjo pa dyshim do të ishte ekuivalente me rekordet Genis për sa i përket numrit më të madh të fotografive të një këngëtari, mbledhur nga një adhurues. “Ëndrra e kamotshme më është realizuar” ka thënë Lulëzimi duke shtuar se “gjithmonë u kam pasur lakmi njerëzve që kanë rastin të takojnë Adelinën”. Lulëzimi gjithmonë heziton ta bëj gjumin diku tjetër përveç dhomës së tij, kjo për shkak se ka dëshirë që gjithnjë mëngjesin ta kalojë duke parë fotografitë e Adelinës. Bëhuni pjesë e ëndrrës së Lulëzimit dhe ndiqni “Top Kohën”, sonte me fillim në orën 22:00.

No comments: