
Çka kanë të përbashkët Nora Istrefi dhe Adelina Ismajli, përveç faktit se te dyja janë mikesha te mira të Sinan Vllasaliut dhe faktit se të dyja janë këngëtaret më superseksi të Kosovës!? Ne në "SHQIP1.com" e kemi zbuluar! Robert Berisha, është lidhja që i bashkon Norën dhe Adelinën. Djaloshi nga Prishtina, muzikanti Robert Berisha, zemërthyeri i vajzave kosovare, ka qenë i dashuri i Adelina Ismajlit, madje ai ka tatuazh në qafë me mbishkrim "ADELINA". Sot ai është i dashuri i Nora Istrefit! Roberti është mik i ngushtë i këngëtarit Sinan Vllasaliut, ku ky i fundit pritet të interpretoj edhe një duet me Norën, ngjajshëm si në kohën kur Roberti dashuronte Adelinën, Sinani këndonte me Adelinën duete. Tani rolet ndërrohen! Rastësi apo strategji? Roberti është njëri nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Sinan Vllasaliut, duke e shoqëruar atë gjithkund. Tash lind dilema, vallë Adelina dhe Nora, kanë dashuruar dhe dashurojnë Robertin, apo dikë tjetër? Të jetë Sinani urë lidhje e dashuriçkave të muzikantit Robert Berisha? Po ç’bëhet sikur një këngëtare tjetër të futet në cirkun e tandemit ROBERT-SINAN. Të kenë thjesht shije të përbashkët?! Apo Roberti i takon plejadës së “donzhuanëve” modern kosovar?! Këtë nuk mund ta dimë. Ajo për të cilën jemi 100 % të sigurt është se Nora dhe Adelina, dy mikeshat e ngushta, i lidh një frajer
No comments:
Post a Comment